Home / Lajme / Maqedoni / BE: Maqedonia të zbatojë urgjent reformat dhe Marrëveshjen e 2 Qershorit

BE: Maqedonia të zbatojë urgjent reformat dhe Marrëveshjen e 2 Qershorit

24 qershor- Kjo marrëveshje përcakton detyrimet nga ana e liderëve të partive më të mëdha politike për ballafaqimin me cënimin serioz të shtetit të së drejtës… duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha ky Këshill.

Zbatimin e paketës për reforma urgjente dhe respektimin e Marrëveshjes së 2 Qershorit për t’i dhënë fundit krizës politike në Republikën e Maqedonisë, kërkoi Këshilli i Bashkimit Evropian në konstatimet për Maqedoninë, që do të miratohen të enjten në samitin e Këshillit Evropian.

Në takimin e sotëm të fundit nën kryesimin letonez me BE-në, Këshilli miratoi gjashtë konstatime për Maqedoninë që lidhen me gjendjen aktuale politike në vend.

Këshilli i nënvizon si pozitive angazhimet e liderëve partiakë lokalë.

“Këshilli si hap të parë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike nënvizon Marrëveshjen e 2 Qershorit
2015. Kjo marrëveshje përcakton detyrimet nga ana e liderëve të partive më të mëdha politike për ballafaqimin me cënimin serioz të shtetit të së drejtës… duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha ky Këshill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *