Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: ‘Për një vit realizuam mbi 60 projekte’

Bejta: ‘Për një vit realizuam mbi 60 projekte’

30 qershor-Për sa u takon sferës së Kulturës, kryetari Bejta ta se janë ruajtur shumë manifestime kulturore. Shumica e tyre u realizuan nga Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit. Ndihmuam dhe financuam shumë aktivitete dhe projekte të shoqatave të ndryshme kulturore dhe artistike.

Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta me rastin e shënimit të Ditës së Komunës theksoi se nga qershori i vitit 2014 dhe deri tani janë realizuar mbi 60 investime shumica e të cilave kapitale dhe me rëndësi të madhe për qytetarët e Gostivarit.

“Programi jonë zgjedhor i paraparë të realizohet për katër vite është drejtë përfundimit për vetëm dy vite të mandatit tonë. Përmirësimi i kushteve në arsim ka qenë një prej prioriteteve kryesore. Investuam në shumë shkolla. Arritëm që shkollat publike ti bëjmë më të mira se shkollat private. Disa nga këto investime u realizuan me buxhetin e komunës së Gostivarit, dhe disa investime të tjera me financa të siguruara nga donacione të ndryshme nga brenda dhe jashtë Maqedonisë. Dua të përmendet mbështetja e dhënë nga firmat e ndryshme private të Gostivarit, të cilët ndanë mjete nga buxheti i tyre familjar për të ndihmuar shkollat tona, për çka ju shprehim mirënjohje dh falënderim publik”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili me këtë rast po ashtu theks të veçantë i kushtoi bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

“Bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare i kushtuam rëndësi të madhe dhe rezultat është se brenda dy viteve Komuna e Gostivarit realizon mbi 40 projekte me fonde ndërkombëtare. Dëshiroj të përmendi dy projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë dhe Kosovën dhe që financohen nga IPA fondet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, dëshiroj të përmend edhe bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të frytshëm me ambasadën e Zvicrës dhe organizatat qeveritare nga ky vend. Në kuadër të projektit SECO “Ujë të pijshëm për Gostivarin”, po përgatitet Master Plani nga ekspertë zviceranë, i cili parashikon që brenda 40 vitesh i gjithë sistemi i ujësjellësit në Komunën e Gostivarit të jetë ndërruar tërësisht”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Për sa u takon sferës së Kulturës, kryetari Bejta ta se janë ruajtur shumë manifestime kulturore. Shumica e tyre u realizuan nga Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit. Ndihmuam dhe financuam shumë aktivitete dhe projekte të shoqatave të ndryshme kulturore dhe artistike.

Shënimi i Ditës së Komunës së Gostivarit kaloi nën shoqërimin e tingujve muzikore të orkestrës profesionale në dirigjim të profesor Jeton Pustina, ndërsa programi filloi me këngën dedikuar qytetit të Gostivarit nga solistët e rinj gostivaras.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *