Home / Lajme / Rajon / Berluskoni sulmon BE: Fajtore për situatën në Greqi

Berluskoni sulmon BE: Fajtore për situatën në Greqi

30 qershor-“E kam deklaruar kohë më parë, thotë ai, se institucionet europiane kështu sic janë strukturuar nuk funksionojnë. Dhe në rastine Greqisë Europa shfaqi paaftësinë e saj për të reaguar në kohë e në mënyrë efikase. Eurobokracitë janë vënë kundër qeverive sovrane; kjo është sinteza e asaj cka po ndodh aktualisht Me

Pas një takimi katërditore me miku e tij, Presidentin rus Vladimir Putin, në Siberinë e largët, lideri i opozitës italiane, Silvio Berlusconi sulmon Bashkimin Europian ndaj krizës në Greqi e situatës së emigracionit në Europë.

Ish kryeministri italian deklaron se është i zhgënjyer nga Europa dhe e konsideron Euroburokracinë si fajtoren kryesore ndaj situatës dramatike në Greqi. “.E kam deklaruar kohë më parë, thotë ai, se institucionet europiane kështu sic janë strukturuar nuk funksionojnë. Dhe në rastine Greqisë Europa shfaqi paaftësinë e saj për të reaguar në kohë e në mënyrë efikase. Eurobokracitë janë vënë kundër qeverive sovrane; kjo është sinteza e asaj cka po ndodh aktualisht Me një Europë më solidale nuk do të kisheim mbërritur në këtë pikë.”

Sipas Silvio BerlusKonit, “në Bruksel vlejnë më shumë interesat kombëtare e egoizmi i më të fortëve. Ndërsa përsa i përket fluksit të madh të emigrantëve në brigjet italaine, lideri i Forza Italia hedh akuzat e tij ndaj paaftësisë së kryeministrit Renzi që nuk mundi të marr asgjë nga Europa. Sipas tij “kryeministri italian pranoi diktatin e shteteve të Veriut të Europës, madje fshehu mossuksesin e tij. Italia po vuan aktualisht një pushtim të vërtetë nga emigrantët.. Nuk është kjo Europa e ideuar nga baballarët e saj themelues!” (

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *