Home / Lajme / Maqedoni / Besa nesër organizon protestat

Besa nesër organizon protestat

12 qershor-Shqiptarët, pa dallime partiake, do të mblidhen nesër në një marshim, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë

Dorëheqja e Qeverisë aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni janë 3 kërkesat kryesore të protestës së nesërme me moton “Protestoj Shqip”. Nga këshilli organizativ i kësaj proteste thonë se ajo është ekskluzivisht shqiptare pasi kriza nëpër të cilën po kalon Maqedonia nuk e ka dëgjuar vetëm zërin e shqiptarëve.

“Ky është një marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe asnjëri nga subjektet që e mbështesin atë nuk e ka primatin e protestës. Për këtë arsye edhe njëherë i ftojmë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që nesër të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste. Protesta e nesërme do të ketë vetëm 3 mesazhe, dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski dhe Ahmeti, zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.”, tha Fërdese Sulejmani, Këshilli Organizativ i Protestës “Protestojë Shqip”.

Bedri Hajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra” thotë se bashkë me familjarët e tjerë, e përkrahë këtë protestë pasi janë qytetarët dhe zëri i tyre që mund ta ndryshojë gjendjen në këtë shtet.

“Ju ftoj nesër të dilni dhe të merrni pjesë në protesta pasi ju ndaluat të zhduket Haki Aziri, ju me reagimin tuaj ndaluat që autobusët të përgjaken me nxënës shqiptarë, ju i ndaluat skenarët e shumtë, ju ndaluat skenarët që ishin edhe më të errët se Kumanova prandaj ju ftoj të dilni pasi me pjesëmarrjen tuaj do të përkrahni të gjitha këto raste dhe do t’u jepni epilog drejtësie.”, deklaroi Bedri Hajdari, familjarë i të dënuarve në rastin “Monstra”.

Protesta me moton “Protestoj shqip” do të mbahet nesër në Shkup. Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17:00 dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev”. Nga Këshilli Organizativ thonë se marshi i tyre protestues do të jetë paqësor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *