Home / Lajme / Maqedoni / Bogov: Kriza në Greqi, nuk ndikon në Maqedoni

Bogov: Kriza në Greqi, nuk ndikon në Maqedoni

29 qershor-Bogov thekson se qytetarët e Maqedonisë të cilët mund të gjenden në Greqi për pushime, dhe duan të nxjerrin para nga bankomatet e atjeshme, mund të nxjerrin deri në limitin e e përcaktuar nga bankat e Maqedonase. Për kartelat tona kreditore nuk vlen kufizimi prej 60 eurosh tërheqje në ditë, sikurse për qytetarët grek

Masat e Bankës popullore të miratuara dje, të cilat kufizojnë bankat dhe kompanitë vendase të investojnë në Greqi, janë vetëm masa parandaluese. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, edhe nëse sistemi financiar i Greqisë falimenton, kjo nuk do të ndikoj sistemin bankar në vend. Pasoja nuk do të ndjejnë as dy bankat që janë në pronësi greke, Stopanska dhe Alfa banka.

Çfarë do të ndodhë në rast të skenarit më të keq, në Greqi, shkatërrimit të sistemit bankar?

“Kjo do të jetë situatë shumë e keqe për ekonominë greke dhe Greqinë, por kjo nuk do të ndikojë aspak në Maqedoni. Sistemi bankar do të vazhdoj të funksionojë pa kurrfarë pasojash. Ato banka që janë në pronësi greke, janë banka vendore që punojnë sipas ligjeve tona dhe ato banka do të vazhdojnë të punojnë e vetmja gjë që mund të bëjnë është të ndryshojnë pronarin”, deklaroi Dimitar Bogov, guvernator i BPRM-së.

Guvernatori Bogov thotë se kriza në Greqi mund të prekë Maqedoninë vetëm përmes tregtisë, pra nëse kompanitë greke do të shënojnë rënie importi nga Maqedonia. Megjithatë, prapëseprapë, Greqia e cila ka qenë partnerja e dytë në shkëmbime tregtare, këto 8 vitet e fundit ka rënë shumë poshtë në listë, dhe ky shkëmbim nuk është dominues. Nga 12% eksport, tani eksporti i Maqedonisë është rreth 5% në Greqi. Sa i përket vendimit për tërheqjen e kredive dhe kursimeve të Bankave të Maqedonisë nga Bankat në Greqi ose filialet e tyre në vende të tjera, Bogov thotë se bëhet fjalë për shuma të vogla parash. Guvernatori theksoi se masat e djeshme nuk do të reflektohen në punën financiare të kompanive që bashkëpunojnë me Greqinë ose që janë në pronësi greke.

“Thjesht, tani nuk do mund të jepen hua dhe investime nga Maqedonia në Greqi”, tha Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.

Bogov thekson se qytetarët e Maqedonisë të cilët mund të gjenden në Greqi për pushime, dhe duan të nxjerrin para nga bankomatet e atjeshme, mund të nxjerrin deri në limitin e e përcaktuar nga bankat e Maqedonase. Për kartelat tona kreditore nuk vlen kufizimi prej 60 eurosh tërheqje në ditë, sikurse për qytetarët grek

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *