Home / Lajme / Maqedoni / “Bombat” e Zaevit si serialet turke, shqiptarët të zhgënjyer

“Bombat” e Zaevit si serialet turke, shqiptarët të zhgënjyer

1 qershor-Shqiptarët siç duket më e kanë humbur besimin edhe të Zoran Zaev se ai me të vërtet mendon për të mirën e këtij vendi andaj janë tepër të zhgënjyer nga këto “seriale turke” të tij. Zhgënjimi filloi nga bomba e 34 ku shqiptarët pritën se Zaev do të tregojë të vërtetën për rastin Monstra ku shqiptarët sipas tij janë të pa fajshëm në burg.

Bombat e opozitës kanë filluar të zbehen dhe më nuk kanë interesim qytetarët të dëgjojnë. Pas protestës ku shqiptarët i dhanë mbështetje Zoran Zaevit tani më nuk shohin se lideri i LSDM-së me të vërtet mendon për Maqedoninë duke e çliruar nga diktatori i vogël Gruevski, por me lojëra të dyanshme mundohet të vi në pushtet. Shqiptarët siç duket më e kanë humbur besimin edhe të Zoran Zaev se ai me të vërtet mendon për të mirën e këtij vendi andaj janë tepër të zhgënjyer nga këto “seriale turke” të tij. Zhgënjimi filloi nga bomba e 34 ku shqiptarët pritën se Zaev do të tregojë të vërtetën për rastin Monstra ku shqiptarët sipas tij janë të pa fajshëm në burg.

Edhe analisti Emad Mehmeti mendon se ”Bombat” e opozitës maqedonase kanë filluar t’i ngjajnë serialit – ‘Rexhepovitët dhe Mahmutovitët’.

“”Bombat” e opozitës maqedonase kanë filluar t’i ngjajnë serialit – ‘Rexhepovitët dhe Mahmutovitët’ ku herë me pushkë gjuhet shmajtë, e herë në të djathtë, por krejt jashtë objektivit. Megjithatë, kauza shqiptare nuk mund të ndërtohet duke u bazuar te të tjerët, sepse kauzat forcohen vetëm kur lindin si nevojë autonome dhe autoktone. Prandaj është koha të tregojmë se nuk kemi çfarë presim nga manipuluesit e kohës, por se duhet shtruar kërkesat shqiptare hapur dhe me veprime konkrete.

Disa me të drejtë mund të thonë se opozita maqedonase nuk i ka borxh askujtë që t’ia nxjerr të palarat në shesh funksionarëve shqiptarë, por kjo do të ishte krejt legjitime nëse Zaev do thoshte që në fillim se unë kam materiale vetëm për VMRO-DPMNE-në, dhe nëse do e quante procesin “E vërteta për VMRO-DPMNE-në”, e jo “E vërteta për Maqedoninë”. Ai thoshte që do publikojë gjithçka që ka të bëjë me kriminalitet dhe korrupsion, ndërkohë e shohim se si tenton disa kriminelë e haraçmbledhës t’i paraqet si të ‘pafajshëm’. Nuk jemi në pozitë të “lypësit”, andaj duhet të veprojmë e të kërkojmë më të mirën për veten, por edhe më të keqen për ata që i fshehin krimet dhe vjedhjet që i kanë në duar, e që me gjasë i ruajnë për turshi!” ka shkruar Mehmeti.

Ndryshe sot LSDM-ja shpërtheu bombën e 36 me radhë ku foli për blerjen e banesave të Stavrevskit dhe Jankullovskës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *