Home / Lajme / Rajon / Brukseli me rezolutë për Srebrenicën

Brukseli me rezolutë për Srebrenicën

19 qershor-Ai është pajtuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kërcënimin më të madh për stabilitetin rajonal nuk e përbëjnë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, porse situata në Bosnje e Hercegovinë.

Parlamenti Evropian (PE) me siguri do të miratojë rezolutë për Srebrenicën si mesazh për botën se gjërat e tilla nuk guxojnë të ndodhin, por megjithatë ndodhin, deklaroi për “Danas” të Beogradit deputeti i grupit të Lidhjes së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) Ivo Vajgl.

Ish-shefi i diplomacisë sllovene, tani deputet i partisë që inicioi miratimin e rezolutës në PE për krimin në Srebrenicë, ka thënë se për Ballkanin Perëndimor, fatkeqësisht, ende mund të flitet si për pjesë të kontinentit ku ekzistojnë kërcënime latente, pretendime mbi bazë të ndodhive nga e kaluara dh mospranim i rregullave themelore të praktikës demokratike parlamentare.

Ai është pajtuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kërcënimin më të madh për stabilitetin rajonal nuk e përbëjnë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, porse situata në Bosnje e Hercegovinë.

Vajgl ka shtuar se çdo hap drejt rregullimit të marrëdhënieve reciproke paraqet kontribut për paqen dhe stabilitetin dhe çon drejt realizimit të perspektivës euro-atlantike të të gjitha shteteve të ish-RDFJ-së.

“Ky është pa dyshim ai qëllimi i cili Ballkanit Perëndimor i premton stabilitet të qëndrueshëm, paqe dhe prosperitet, prandaj duhet me kujdes të veçantë të identifikohen pikat potenciale të konflikteve të reja, në radhë të parë edhe rreth Maqedonisë”, ka thënë Vajgl dhe ka shtuar se çështjet e hapura ndërmjet shteteve duhet patjetër të zgjidhen menjëherë.

Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe, nga 13 deri 19 korriku i vitit 1995, ekzekutuan mbi 8.000 meshkuj, ndër të cilët edhe një numër i madh fëmijësh, nga rajoni i enklavës së Srebrenicës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *