Home / Lajme / Maqedoni / Çavkov: Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë

Çavkov: Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë

22 qershor-“Nuk ka kërkesa dhe sipas bindjes sime të thellë nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë lidhur me këtë rast”, u përgjigj shkurt Çavkov

Ministri i Brendshëm Çavkov deklaroi sërish sot nga Kumanova se, nuk ka as kërkesë dhe as nevojë për një hetim ndërkombëtar, pasi procedurat janë kryer në përputhje me ligjet. Ne presim procedurë gjyqësore efikase, ka deklaruar Çavkov, i cili po ashtu, theksoi se ende nuk i ka lexuar vërejtjet nga Komisioni Evropian.

Kur do të përfundoni me hetimin për zhvillimin në Kumanovë?

“Ne si MPB pjesën tonë të aktiviteteve e mbaruam. Me realizimin e ekspertizës në vendin e ngjarjes të cilën e kryesonte prokuroria publike janë ngritur dhe siguruar të gjitha gjurmët si dëshmi për zhvillimet dhe ngjarjet. E tani, pritjet tona, si edhe tuajat, janë që prokuroria publike në një procedurë transparente dhe efektive gjyqësore të qartësohen të gjitha rrethanat e zhvillimeve në Kumanovë”, deklaroi Mitko Çavkov, ministër i brendshëm.

A ka kërkesa deri te MPB për hetim ndërkombëtarë?

“Nuk ka kërkesa dhe sipas bindjes sime të thellë nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë lidhur me këtë rast”, u përgjigj shkurt Çavkov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *