Home / Lajme / Rajon / Çfarë thonë në Amerikë për arestimin e Haradinajt

Çfarë thonë në Amerikë për arestimin e Haradinajt

19 qershor-Zëri i Amerikës në gjuhën angleze ndërkaq nënvizon se ’arrestimi i z. Haradinaj pason atë të komandantit boshnjak të kohës së luftës, Naser Oriç në Zvicër javën e kaluar, gjithashtu me në një urdhër të lëshuar nga Serbia’.

Shtypi amerikan ka raportuar lidhur me rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili, siç shkruan The New York Times, ‘u ndalua në një masë të papritur në Slloveni’.

“Policia sllovene ka thënë se ata kishin vepruar në bazë të një urdhri nga Serbia”.

Gazeta amerikane thotë më tej se ‘Serbia e konsideron atë përgjegjës për vrasjet e serbëve kur ishte komandant i kryengritësve që mbështeteshin nga Perëndimi në fund të viteve 1990.’ Gazeta më tej thotë se Haradinaj ishte akuzuar dhe gjykuar dy herë për krime lufte nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë dhe se pas dy gjyqeve ai ishte liruar i pafajshëm.

Edhe kanalet televizive ABC dhe FOX News njoftojnë për këtë ndalim dhe citojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa i cili kishte biseduar me homologun i tij slloven me qëllim të përshpejtimit të kthimit në Kosovë të Haradinaj. Mustafa citohet të ketë deklaruar se i ka thënë kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar se ‘nuk ekziston asnjë arsye për të mbajtur z. Haradinaj.’

Zëri i Amerikës në gjuhën angleze ndërkaq nënvizon se ’arrestimi i z. Haradinaj pason atë të komandantit boshnjak të kohës së luftës, Naser Oriç në Zvicër javën e kaluar, gjithashtu me në një urdhër të lëshuar nga Serbia’. /Rtk/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *