Home / Lajme / Maqedoni / Çmime më të lira në roaming midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Çmime më të lira në roaming midis Maqedonisë dhe Serbisë.

29 qershor-Sipas marrëveshjes, për një minutë thirrje të dërguar do të paguhet 17,9 denarë, ndërsa për thirrje të ardhur nga pesë denarë. SMS porositë do të paguhen për 5,5 denarë, ndërsa një megabajt internet do të kushtojë 43 denarë.

Prej nesër do të bisedohet me çmime më të reja në roaming në telefoninë celulare midis Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar midis shteteve në muajin shtator të vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes, për një minutë thirrje të dërguar do të paguhet 17,9 denarë, ndërsa për thirrje të ardhur nga pesë denarë. SMS porositë do të paguhen për 5,5 denarë, ndërsa një megabajt internet do të kushtojë 43 denarë. Çmimet janë pa TVSH të llogaritur, ndërsa do të vlejnë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, pas çka do të vijojë ulje e re. Atëherë një minutë bisedë duhet të paguhet për 14,76 denarë, SMS porositë për 4,92 denarë, ndërsa një megabajt internet 27,6 denarë. Nga 1 korriku i vitit 2017, megjithatë, çmimi për një minutë bisedë duhet të kushtojë 11,6 denarë, çmimi i SMS porosive të ulet në 3,7 denarë, ndërsa interneti deri në 12,3 denarë për 1MB.

Me çmimet e tanishme nga operatorët e Maqedonisë për një minutë bisedë në roaming drejt Serbisë dhe BeH-së paguhet prej 80 deri në 150 denarë, ndërsa për një SMS prej 16 deri në 20 denarë.

Nënshkrues i marrëveshjes është edhe Mali i Zi por sipas informacioneve të fundit, për zbatimin e saj priten zgjidhje të reja për operatorët nga trupi i mëtutjeshëm rregullator.

Marrëveshja për çmime më të ulëta në roaming që katër shtetet e kanë nënshkruar në Budvë, ndërsa është hapur edhe për shtetet tjera të Ballkanit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *