Home / Lajme / Maqedoni / Damjanovski: Po flitet se ka grupe të reja në Likovë

Damjanovski: Po flitet se ka grupe të reja në Likovë

10 qershor-Këto komente ai i ka bërë në deklaratën e dhënë për Al Jazeera Balkans, duke komentuar paralajmërimet e policisë se mund të ketë aksione hakmarrëse për ngjarjet në Kumanovë

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski-Cic thotë se në Kumanovë dhe rrethinë po qarkullojnë informacione për paraqitje të grupeve të reja në rajonin e komunës së Likovës.

Damjanovski megjithatë ka shprehur rezerva ndaj burimeve që plasojnë informata të tilla, kurse ka shtuar se edhe fluturimet e helikopterëve policorë gjatë orëve të natës po shkaktojnë psikozë tek popullata.

Këto komente ai i ka bërë në deklaratën e dhënë për Al Jazeera Balkans, duke komentuar paralajmërimet e policisë se mund të ketë aksione hakmarrëse për ngjarjet në Kumanovë, transmeton “Lajmpress.com”

“Ka informacione se disa grupe po lëvizin në komunën e Likovës, por e gjithë kjo nuk është për të besuar, bëhet nga disa burime të cilat ndoshta kanë edhe qëllimet e tyre, ku ta di unë. Megjithatë me vetë faktin se kemi fluturime gjatë natës të helikopterëve, po shkaktohet një psikozë, nervozë tek popullata”, ka deklaruar Damjanovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *