Home / Lajme / Maqedoni / ‘Dardania’ e Kumanovës, rrethohet nga policia speciale në orë 5 të mëngjesit

‘Dardania’ e Kumanovës, rrethohet nga policia speciale në orë 5 të mëngjesit

Kumanovë, 20 Qershor – Ministria e Punëve rë Brendshme (MPB) ka konfirmuar se është duke realizuar një aksion policor dhe bëhet fjalë për arrestimin e grupit kriminal të cilët një kohë të gjatë kan kontrabanduar emigrantë.

Rreth ores 5 te mengjesit, njesia speciale policore e shoqeruar edhe me hermelinë dhe automjete tjera te renda, papritmas e ka rrethuar Lagjen Dardania në Kumanovë (rrugën Nikolla Vapcarov), njofton gazeta “Lajm”. Dëshmitarë okularë, thonë se me këtë rast janë demoluar dyer të disa shtëpive, kurse policia nuk është sjellë aspak mirë më banorët e kësaj lagjeje. Ndërkohë, që banorët e lagjes Dardania, rrëfejnë për shqetësimin në orët e para të mëngjesit, ata njëherësh kërkojnë edhe shpjegim zyrtar për ndërmarrjen e aksionit policor. Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë (SPB), akoma nuk ka shpalosur një Kumtesë zyratre për arsyet e aksionit. Të themi se para ca ditësh, mbi qytetin e Kumanovës, me orë të tëra kanë fluturuar helikopterë, për fluturimin e të cilëve organet gjegjëse akoma nuk kanë dhënë shpjegim zyrtar.

(E plotësuar)

Ministria e Punëve rë Brendshme (MPB) ka konfirmuar se është duke realizuar një aksion policor dhe bëhet fjalë për arrestimin e grupit kriminal të cilët një kohë të gjatë kan kontrabanduar emigrantë. Megjithatë kumanovarët thonë se aksionet e tilla ndërmerren pikërisht në lagjet e banuara kryesisht shqiptar. Policia nuk ka informacione për persona eventualisht të arrestuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *