Home / Lajme / Maqedoni / Debat për Muajin e Ramazanit (VIDEO)

Debat për Muajin e Ramazanit (VIDEO)

Tetovë, 21 Qershor – Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Myftenin e Tetovës mbrëm u organizua tryeza e rrumbullakët me temë “Muaji i Ramazanit dhe reflektimi i tij në jetën shoqërore të Muslimanëve në Tetovë dhe rrethinë”.

Në vazhdën e aktivitieteve të organizuara nga Myftinia e Tetovës dhe Komunës së Tetovës mbrëmë në prezencën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare të Maqedonisë Reis ul ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, Myftiut të Tetovës Qani ef. Nesimi, kryetarit të këshillit komunal Hisen Xhemaili imamëve të Tetotës dhe rrethinës dhe shumë mysafireve të tjerë u organizua tryeza e rrumbullakët me temë “Muaji i Ramazanit dhe reflektimi i Tij në jetën shoqërore të Muslimanëve në Tetovë dhe rrethinë”.

Në këtë tryezë të rumbullaktë morrën pjesë Metin Izeti, Ibish Kadriu, Drita Memeti dhe Naser Rushani. Të pranishmit i përshëndeti kryesuesi i këshillit Hisen Xhemaili, i cili tha se tashmë komuna e Tetovës ka vendosur një bashkëpunim të ngushtë më Muftininë e Tetovës dhe ai nënvizoi se komuna gjithnjë bashkë me këshillin mirëpresin çdo inicitivë të Muftinisë dhe për të realizuar ato projekte që kanë të bëjnë me objektet fetare, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq, Muftiu i Tetovës Qani efendi Nesimi ka të pranishmit dhe ka ritheksuar bashkëpunimin e mirë që ka me komunën e Tetovës dhe strukturat e pushtetit lokal. Kryetari i Bashkësisë Fetare të Maqedonisë Reis Sulejman efendi Rexhepi, foli për rëndësinë e agjërimit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *