Home / Lajme / Maqedoni / Demolohen dhe vidhen zyrat e portalit ‘Plusinfo’

Demolohen dhe vidhen zyrat e portalit ‘Plusinfo’

21 qershor-E fundit që ka qenë prezent në zyre, mbrëmë në orën 21 e 30 ka qenë foto raportuesja Elena Geroska. Ajo është kthyer nga ngjarja para selisë së VMRO-DPMNE-së, i ka përpunuar fotografitë nga ngjarja dhe pastaj është larguar. Në mëngjes, kur Geroska ka shkuar në vendin e punës rreth orës 09:00, ka parë skenën e dhunës.

Zyrat e ueb portalit ‘Plusinfo’ janë plaçkitur nga persona të panjohur, të cilët nga zyrat e portalit në fjalë kanë mundur të vjedhin thuajse gjithçka.

E fundit që ka qenë prezent në zyre, mbrëmë në orën 21 e 30 ka qenë foto raportuesja Elena Geroska. Ajo është kthyer nga ngjarja para selisë së VMRO-DPMNE-së, i ka përpunuar fotografitë nga ngjarja dhe pastaj është larguar. Në mëngjes, kur Geroska ka shkuar në vendin e punës rreth orës 09:00, ka parë skenën e dhunës.

Ngjarja menjëherë është paraqitur në polici, nga ku thonë se punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndryshe përveç se janë vjedhur 4 lap-topë dhe një notebook, është vjedhur edhe një pjesë e madhe e mjeteve të fotografimit dhe dy kamera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *