Home / Lajme / Maqedoni / Dëmton tre vetura dhe përfundon në lokal

Dëmton tre vetura dhe përfundon në lokal

22 qershor-Në këtë aksident vozitësi i BMW dhe i shevroletit, Sh.H (31) nga Shipkovica, i cili ka qenë në afërsi, kanë marrë lëndime trupore dhe më pas janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për mjekim shtëpiak, bëri të ditur policia e Tetovës

Në Tetovë nuk ekziston rreziku të aksidentohesh vetëm në rrugë, por edhe në lokale. Kështu, të dielën mbrëma, rreth orës 23.00, në rrugën e Ilindenit, në afërsi të lokalit Molina, ka ndodhur një aksident, ku kanë marrë pjesë vetura e tipit BMW, me targa nga Tetova e drejtuar nga 24 vjeçari Xh.I nga Reçica e Madhe dhe tre vetura të tjera të parkuara, edhe atë dy vetura Golf dhe një Shevrolet. Policia njofton se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, vozitjes me shpejtësi të madhe, dyshohet se vetura BMW ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre veturat dhe më pas ka dëmtuar edhe inventarin e restorantit Molino, pronë e 35 vjeçarit B.A nga fshati Strimnicë. Në këtë aksident vozitësi i BMW dhe i shevroletit, Sh.H (31) nga Shipkovica, i cili ka qenë në afërsi, kanë marrë lëndime trupore dhe më pas janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për mjekim shtëpiak, bëri të ditur policia e Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e të gjitha detajeve, ndërsa dëmi është vlerësuar rreth 300 mijë denar

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *