Home / Lajme / Rajon / Deputetja turke e Bundestagut gjerman: UÇK-ja terroriste

Deputetja turke e Bundestagut gjerman: UÇK-ja terroriste

23 qershor-Ajo e ka kundërshtuar dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, duke i bërë thirrje parlamentit që të kthejë Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.

Deputetja gjermane me origjinë turke, e partisë së ekstremit të majtë, Sevim Dağdelen, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kosovës dhe UÇK-së në seancën e Bundestagut gjerman kur diskutohej zgjatja edhe për një vit e mandatit të trupave gjermane në KFOR.

Ajo e ka kundërshtuar dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, duke i bërë thirrje parlamentit që të kthejë Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.

Sevim Dağdelen ka thanë se Bundeswehr-i gjerman ka qenë për 16 vjet në Kosovë, e sipas saj, nuk ka arritur asnjë nga objektivat që ka pasur.

Deputetja me origjinë turke ka sulmuar ashpër UÇK-në dhe ish-liderët e saj që tash drejtojnë qeverinë e Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë lidhje me sulmet e fundit “terroriste” në Maqedoni dhe vendet fqinje.

Më tej, deputetja gjermane ka pyetur se si është e mundur që pars syve të ushtrisë gjermane dhe trupave të tjera të NATO-s, Kosova të bëhet ndër rajonet prej nga më së shumti dalin ekstremistë islamikë për ISIS në Irak e Siri.

Fjalimi i saj, i ndëprerë prej duartrokitjeve të deputetëve të majtë në Bundestag, por edhe nga kundërshtimet e një deputeti, ka vazhduar më tej me deklarimet se Kosova është kthyer në një strehë të varfërisë të Europës. “Njerëzit atje,po e kundërshtojnë sistemin thellësisht të korruptuar”, tha ajo.

Sevim Dağdelen ka shkuar edhe më tej, mes kundërshtimit të nji deputeti nga SPD, ajo ka cituar deklaratën, që sipas saj ka bërë ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, njiherit deputet i SPD, se bombardimi i Jugosllavisë ishte i paligjshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.

Në faqen e saj zyrtare, botohet i plotë fjalimi i deputetes së esktremit të majtë me origjinë turke, Sevim Dağdelen.

Ajo është deputete e partisë së majtë “Die Linke”, e cila ka 64 ulëse në Bundestag‘un gjerman me 631 deputetë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *