Home / Lajme / Maqedoni / Dhunë familjare në Neproshten të Tetovës

Dhunë familjare në Neproshten të Tetovës

29 qershor-Dje rreth orës 16, pas një grindje të shkurtër verbale, ai fizikisht ka sulmuar atë, duke goditur atë me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup duke i shkaktuar lëndime të dukshme, njofton Sektori për Punë të Brendëshme e Tetovës.

32-vjeçarja R.K nga fshati Neproshten i Tetovës, dje ka raportuar për dhunën në familje të kryer nga burri i saj B.K (34) . Dje rreth orës 16, pas një grindje të shkurtër verbale, ai fizikisht ka sulmuar atë, duke goditur atë me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup duke i shkaktuar lëndime të dukshme, njofton Sektori për Punë të Brendëshme e Tetovës.

Sipas thënies së saj, maltretimi ka ndodhur një kohë të gjatë dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar ndjekjen penale.

Së shpejti, B.K është ndaluar, është biseduar me të dhe pas disa orësh ai është liruar. Është duke u ndriçuar rasti dhe më pas do të sqarohen të gjitha detajet e raportuara

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *