Home / Lajme / Maqedoni / Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor

Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor

5 qershor-Lajons klubi “Vardar”, ndërkaq, do ta shënojë Ditën botërore të mjedisit jetësor në Laboratorin për motorë me djegie të brendshme në Fakultetin mekanik, ku do të mbahet bisedë me temë “Zgjidhje për pasardhësit”, ndërsa nxënësit do të fotografojnë dhe lexojnë këngë për ekologjinë.

Me rastin e 5 Qershorit – Ditës ndërkombëtare të mjedisit jetësor, sot do të mbahen disa ngjarje me të cilat do të dërgohen porosi për ruajtjen e planetit Tokë.

Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me shoqatën ekologjike “Gou Grin” organizojnë konferencë me temë “Zbulojeni potencialin tuaj ripërtëritës”. Qëllimi i konferencës është që tek të rinjtë të stimulohet edukimi dhe përvoja praktike dhe të ngrihet vetëdija për konsum të gjerë të resurseve të cilat e lëvizin ekonominë, por njëkohësisht e bëjnë të paqëndrueshme.

Në kuadër të shënimit, Qyteti i Shkupit do t’i ndajë çmimet për kontribut më të madh për mbrojtjen në sferën e mjedisit jetësor.

Lajons klubi “Vardar”, ndërkaq, do ta shënojë Ditën botërore të mjedisit jetësor në Laboratorin për motorë me djegie të brendshme në Fakultetin mekanik, ku do të mbahet bisedë me temë “Zgjidhje për pasardhësit”, ndërsa nxënësit do të fotografojnë dhe lexojnë këngë për ekologjinë.

Ditën ndërkombëtare të mjedisit jetësor këtë vit Kombet e Bashkuara e shënojnë nën moton “Shtatë bilionë ëndrra, një planet! Shfrytëzojini resurset natyrore me kujdes!”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *