Home / Lajme / Rajon / Doda: Janullovska, një psikopate vrasëse që shtyp shqiptarët

Doda: Janullovska, një psikopate vrasëse që shtyp shqiptarët

5 qershor-Ajo theksoi se janë parë deportime të Çamëve, të Kosovës, por sot sipas saj kemi një tragjedi të re që siç tha “Nuk mund të ekzistojë dot një shtet që kthen 30 për qind të policisë në pakicë. Nuk mund të ekzistojë një shtet që vret njerëzit e vetë dorëzuar. Kjo është dhunim i të drejtës njerëzore”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i thirrur në një interpelancë nga deputetja demokrate Mesila Doda mbi ngjarjen e rëndë të Kumanovës, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria i qëndron bindjes së Maqedonia duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit ndërsa thekson se vendi i tyre është në mbështetje të plotë të stabilitetit të brendshëm maqedonas.
Për Bushatin, Ministria e Jashtme nuk e sheh atë që ndodhi në Kumanovë si teori konspirative e revolucioneve me ngjyra, por dëshmon vullnet për një bashkëjetesë paqësore me shtetin fqinj.

Sipas Bushatit, të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë pengesë për anëtarësimin euroatlantik të Maqedonisë.

“Nuk janë vërejtur shenja cënimi të kufijve tanë. Ne kemi mbështetur faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Për sa i përket dinamikës, ne jemi pjesë e sensibilitetit që ka aleanca dhe do ndjekim detyrimet tona. Shqipëria ndjek me përparësi zhvillimet e jetës politike në Maqedoni duke dëshmuar vullnet për një bashkëjetesë paqësore me shtetin fqinj”, ka deklaruar Ditmir Bushati, ministër i jashtëm.

Por deputetja demokrate, Mesila Doda ka theksuar se ish-ministrja e brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska është një psikopate vrasëse.

“Jankullovska është një psikopate vrasëse që shtyp shqiptarët. Shqiptarë të pafajshëm vuajnë dënime që janë intriga të politikës maqedonase. Shteti jonë nuk hap gojë. Nuk mund të sillemi ne sikur kemi respekt për qëndrueshmërinë e Maqedonisë, por të kujdesemi për bashkëkombësit tanë”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Mesila Doda.

Ajo theksoi se janë parë deportime të Çamëve, të Kosovës, por sot sipas saj kemi një tragjedi të re që siç tha “Nuk mund të ekzistojë dot një shtet që kthen 30 për qind të policisë në pakicë. Nuk mund të ekzistojë një shtet që vret njerëzit e vetë dorëzuar. Kjo është dhunim i të drejtës njerëzore”.

“Veç një bashkëpunim real midis nesh mund të na forcojë nga albanofobët. Duhet lobim për bashkëpunim. Nuk duhet lejuar cenimi i jetës së bashkëkombësve tanë. Kjo ngjarje do hetim ndërkombëtar. Duhet hetim transparent nga persona të painfluencuar nga Gruevski. Nuk duhet të jetë stabiliteti i Maqedonisë shqetësimi ynë por të drejtat e Shqiptarëve. Ju nuk përmendët në asnjë moment faktorin shqiptar. Na përket neve të merremi me të drejtat e bashkëkombësve tanë. Duhet të jemi të gjithë në një front”, deklaroi Mesila Doda, deputete shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *