Home / Lajme / Maqedoni / Doktoron Bardhyl Dauti

Doktoron Bardhyl Dauti

10 qershor-Ciklin fillor të arsimit e kreu ne shkollen fillore ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Poroj. Shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës. Shkollin universitar në UEJL, Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomise si dhe studimet e magjistratures i kreu ne Universitetin Staffordshire, në Stoke on Trent, të Anglisë.

Ekonomisë i shtohet edhe një doktor i shkencave. Kështu, sot në Universitetin e Lublanës tetovari Bardhyl Dauti ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës me temë ”Determinantet dhe Efektet Tregtare te Investimeve te Huaja Direkte ne Evropen Juglindore, me theks te posacem ne Maqedoni”, me ç’rast zyrtarisht fitoi graden shkencore: Doktor i shkencave ekonomike. Bardhyl Dauti, duke përdorur metodologji të avansuara ekonometrike të panelit statik, dinamik dhe jo-linear, në pjesën empirike të studimit përdori Model Graviteti me ç’rast studioi faktorët makroekonomik dhe institucionale të Investimeve të Huaja Direkte në rajonin e Evropës Juglindore dhe Evropës Qendrore dhe efektet e këtyre Investimeve në rritjen e performancës tregtare, në nivel eksporti dhe importi të vendeve priteëe. Bardhyl Daut, është I punësuar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përndryshe, Bardhyl Dauti, u lind, në vitin 1982 në Xhepçisht të Tetovës. Ciklin fillor të arsimit e kreu ne shkollen fillore ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Poroj. Shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës. Shkollin universitar në UEJL, Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomise si dhe studimet e magjistratures i kreu ne Universitetin Staffordshire, në Stoke on Trent, të Anglisë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *