Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet kryetari i degës së BDI në Kumanovë, dy ditë pas emërimit

Dorëhiqet kryetari i degës së BDI në Kumanovë, dy ditë pas emërimit

17 qershor-Duke kërkuar zgjedhje sipas statutit të partisë, Shqiponja paralajmëroi se nuk tërhiqet nga gara për kryetar edhe nëse “arrestohet ose likuidohet”.

Pas vetëm dy ditëve si ushtrues detyre i kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani ka dhënë dorëheqje nga ky post. Këtë informacion e kanë konfirmuar për “Lajm” burime komunale në degçn e BDI-së. Sipas tyre, Limani nuk ka pranuar të jetë kryetar jolegjitim i degës.

Bajram Limani u emërua ushtrues kryetar dege i BDI-së së Kumanovës personalisht nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Mirëpo emërimi i tij u kundërshtua ashpër nga Xhemail Rexhepi- Komandant Shqiponja, i cili zyrtarisht është kandidati i vetëm për kryetar dege në Kuvend Zgjedhor. Duke kërkuar zgjedhje sipas statutit të partisë, Shqiponja paralajmëroi se nuk tërhiqet nga gara për kryetar edhe nëse “arrestohet ose likuidohet”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *