Home / Lajme / Maqedoni / Drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me të siguruarit

Drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me të siguruarit

11 qershor-Pritet që komunikimi i drejtorëve dhe të punësuarve nëpër njësitë rajonale të jetë sa më efektiv për të nxitur moton, çdo i punësuar në FSSHM paraqet një hallkë në sistemin e sigurimit shëndetësor dhe të gjithë së bashku jemi më të rëndësishëm dhe çdoherë në shërbim për të siguruarit.

Nga sot do të fillojë zbatimi i projektit të ri “Drejtorët e FSSHM drejtpërdrejt me të siguruarit”. Drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanoski, të shoqëruar me ekipën profesionale do ta vizitojnë njësinë rajonale të Shkupit.
Ideja e këtij projektit është që në çdo javë pune të bëhet nga një vizitë nëpër njësitë e ndryshme rajonale në të gjithë Maqedoninë, ku drejtorët të shoqëruar me ekipën profesionale të Fondit, pjesën më të madhe të orarit të punës do ta kalojnë duke dhënë kontributin e tyre së bashku me të punësuarit tjerë, dhe si rrjedhojë të arrihet kontakti i drejtpërdrejtë me të siguruarit. Në këtë mënyrë do të sigurohen informata “të dorës së parë” nëse të siguruarit janë të kënaqur nga shërbimet që ju ofrohen, sa janë korekte udhëzimet që u jepen për mënyrën se si ta realizojnë të drejtën e tyre, si dhe do të matet efikasiteti dhe përkushtueshmëria e të punësuarve nëpër njësitë rajonale të Fondit. Kjo metodë do të nxjer në sipërfaqe pengesat eventuale dhe nevojën për ti tejkaluar ato, me anë të korigjimeve të arsyeshme administrative.
Vizioni i këtij projekti është që të siguruarit të jenë të kënaqur me shërbimet e Fondit, e kjo të arrihet përmes punës efikase, transparente, ekipore dhe organizative.
Pritet që komunikimi i drejtorëve dhe të punësuarve nëpër njësitë rajonale të jetë sa më efektiv për të nxitur moton, çdo i punësuar në FSSHM paraqet një hallkë në sistemin e sigurimit shëndetësor dhe të gjithë së bashku jemi më të rëndësishëm dhe çdoherë në shërbim për të siguruarit.
Qëllimi kyç i Fondit është që secili i siguruar në cilindo qoftë qytet të Maqedonisë, të drejtën e sigurimit shëndetësor ta realizojnë në mënyrë të barabartë, në periudhë kohore të njejtë dhe me efikasitet të njejtë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *