Home / Lajme / Maqedoni / Drejtori që ia zbardh fytyrën komunës së Tetovës

Drejtori që ia zbardh fytyrën komunës së Tetovës

5 qershor-Shpesh herë kjo Ndërmarrje bashkë me stafin administrativ kanë qenë shembull të një kulture evropiane për të mirëmbajtur qytetin e gjelbëruar dhe pa mbeturina.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Xhelal Ceka është njëri nga stafi i Teuta Arifit i cili deri më tani ia ka zbardhur fytyrën komunës së dështuar.

Edhe përkundër vështirësive financiare, stafit të stërngarkuar në këtë ndërmarrje, Tetova gjithnjë menaxhohet për të pasur një qytet të pastër.

Shpesh herë kjo Ndërmarrje bashkë me stafin administrativ kanë qenë shembull të një kulture evropiane për të mirëmbajtur qytetin e gjelbëruar dhe pa mbeturina.

Sot kjo ndërmarrje bashkë me nxënësit e disa shkollave fillore ku nuk mungon edhe drejtori i kësaj ndërmarrje kanë marrë aksion për të pastruar rrugën deri tek Banja e qytetit.

Ky pastrim në këtë formë përpos pastrimit ka edhe mesazhin brenda vetes se çdo qytetarë duhet të pastrojë.

Një shembull të tillë vite më parë edhe kryeministrja daneze pastronte rrugën para shtëpisë së saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *