Home / Lajme / Maqedoni / Dy aksidente trafiku një i lënduar në Tetovë

Dy aksidente trafiku një i lënduar në Tetovë

15 qershor-Nga goditja, këmbësori ka marr lëndimeve të lehta dhe më pas është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës nga personeli mjekësor është liruar nga spitali.

Mbrëmë rreth orës 22:0, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, në afërsi të Qendrës tregtare të qytetit makina “BMW”, i drejtuar nga L.T. 36-vjeçar nga f.Bërvenicë ka goditur një këmbësorë 44-vjeçar I.F nga Tetova.

Nga goditja, këmbësori ka marr lëndimeve të lehta dhe më pas është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës nga personeli mjekësor është liruar nga spitali.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë aksident

Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të nënkalimit për në f.Cerovë, makina “BMË” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.M 28-vjeçari nga Gostivar, ka dal nga rruga dhe ka goditur një kafshë të egër.

Nuk ka të lënduar në automjet, kurse kafsha i është dorëzuar klubit të gjuetisë ”Sharrit Planina”.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes, ku shkaku kryesor i aksidentit është autostrada e pasiguruar.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *