Home / Lajme / Rajon / Edhe më shumë kërkesa azili në Gjermani – në top listë edhe shqiptarët

Edhe më shumë kërkesa azili në Gjermani – në top listë edhe shqiptarët

10 qershor-Numri më i madh i azilkërkuesve gjatë muajit maj të këtij viti ka ardhur nga Siria. Menjëherë pas Sirisë, për nga numri i azilkërkuesve vjen Shqipëria dhe pastaj Serbia, Kosova dhe Iraku.

Numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit maj ka shënuar një rritje prej 108 për qind në krahasim me muajin maj të një viti më parë.

Konkretisht, siç njoftoi të martën Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në muajin e pestë të vitit në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) kërkesë për azil kanë bërë 25.992 veta.

Po gjatë kësaj periudhe, BAMF ka marrë vendimet përkatëse për kërkesat e azilit të 16.784 personave.

Prej tyre, 5687 veta kanë marrë statusin e refugjatit, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, njoftojnë mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.

Ndërkaq 84 persona krahas kësaj kanë fituar edhe mbrojtje plotësuese të mbështetur në të drejtën e BE-së ndërsa për 131 veta është përjashtuar mundësia e dëbimit.

Nga ana tjetër, gjatë majit 6354 personave u është refuzuar kërkesa për azil.

Numri më i madh i azilkërkuesve gjatë muajit maj të këtij viti ka ardhur nga Siria. Menjëherë pas Sirisë, për nga numri i azilkërkuesve vjen Shqipëria dhe pastaj Serbia, Kosova dhe Iraku.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *