Home / Lajme / Maqedoni / Emigrantët nuk lejohen të hyjnë në xhaminë e Kumanovës

Emigrantët nuk lejohen të hyjnë në xhaminë e Kumanovës

26 qershor-Gjatë qëndrimi dy mujor në xhami, drejtuesit e xhamisë qëndrore të Kumanovës thonë se xhamia ishte shndërruar në bujtore dhe në këtë mënyrë nuk mund të shfrytëzohej nga besimtarët e shumtë për të kryer obligimet fetare.

Pas qëndrimit më shumë se dymujor të emigrantëve në xhaminë qëndrore të Kumanovës, të cilët vinin kryesisht nga shtetet arabe, drejtuesit e xhamisë kanë vendosur ata të mos i lënë të hyjnë brenda në ambijentet e xhamisë, për arsye praktike, njofton gazeta “Lajm” nga vendi i ngjarjes.

Pothuajse për dymuaj rresht, grupe emigrantësh nga shtetet arabe kishin zbarkuar dhe qëndruar me ditët të tëra në ambijentet e xhamisë, prej nga më pastaj vazhdonin rrugën për në Serbi dhe prej andej vazhdonin për shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë qëndrimi dy mujor në xhami, drejtuesit e xhamisë qëndrore të Kumanovës thonë se xhamia ishte shndërruar në bujtore dhe në këtë mënyrë nuk mund të shfrytëzohej nga besimtarët e shumtë për të kryer obligimet fetare.

Mungesa e hapësirës për t’i plotësuar nevojat e besimtarëve për t’i kryer obligimet fetare-ditore, kishte bërë që të sillet një vendim i tillë. Pikërisht për shkak të ndalesës, një grup më i vogël i emigrantëve dy ditët e fundit, kishte qëndruar rreth objektit të xhamisë dhe në oborrin e xhamisë. Autoritetet kompetente komunale akoma nuk po cajnë shumë kokën për kujdesje ndaj emigrantëve megjithse tanimë disa ditë në fuqi kanë hyrë ndryshimet e reja të Ligjit për azil.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *