Home / Lajme / Maqedoni / Ende pa u bashkuar u përçanë

Ende pa u bashkuar u përçanë

5 qershor-Të gjith ne u pajtuam, por si duket Lëvizja Besa e theu këtë besë, prandaj opinion publik në përgjithësi duhet informuar drejtë dhe nuk duhet manipuluar për sa i përket organizimit të një proteste të përbashkët opozitare, dhe vet pjesëmarrja në këtë protestë.

Kërkesa imanente e popullit shqiptarë në përgjithësi për të krijuar një bllok të fuqishëm opozitar ishte forca shtytëse për takime të njëpasnjëshme nëmes liderëve të opozitës shqiptare. Takimet e kësaj natyre filluan në vend, dhe më pas u bënë edhe jasht, sëpari me iniciativ të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Pogradec, dhe më pas edhe me iniciativë tonën për ndërmjetësim të një subjekti politik në Prishtinë. Prezenca jonë në të gjitha këto takime tregon qartë vullnetin tonë për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitar, thuhet në kumetesën e Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Më tej nga partia thonë se iniciativa jonë e përbashkët për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitar rezultoi me disa takime të njëpasnjëshme, me ndërmjetësim të një subjekti të fuqishëm politik në Prishtinë, dhe të gjith u pajtuam për takim të radhës mbrenda një jave, diçka që nuk ndodhi, ndërsa të gjith ne e dimë shumë mirë se pse nuk është realizuar ende. Në këtë takim u diskutua edhe për organizimin e një proteste të përbashkët të këtij blloku, por nga ndërmjetësuesi politik në Prishtinë na u sugjerua që në asnjë mënyrë mos të shpejtohet me organizimin e kësaj proteste, dhe se e njëjta duhet të organizohet bashkarisht pas arritjes së një marrëveshje për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitar. Të gjith ne u pajtuam, por si duket Lëvizja Besa e theu këtë besë, prandaj opinion publik në përgjithësi duhet informuar drejtë dhe nuk duhet manipuluar për sa i përket organizimit të një proteste të përbashkët opozitare, dhe vet pjesëmarrja në këtë protestë.

Organizimi i ç’farëdo proteste për çështjen shqiptare nuk duhet monopolizuar dhe të shndërrohet në pronë të dikujt sepse çështja shqiptare nuk është pronë e askujt, dhe për këtë arsye duhet një konsultim më gjithpërfshirrës dhe jo vetëm të organizohet protestë për hirë të protestës. Organizimi politik nuk njeh rast të organizimit të një proteste me 18 kërkesa, dhe gjith kjo tregon se organizimi i protestës është ngut mjaft dhe nuk është bë një konsultim më gjithpërfshirrës, thuhet me tej në kumtesë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *