Home / Lajme / Maqedoni / Ermira Mehmeti: Është koha që BDI të distancohet nga Gruevski

Ermira Mehmeti: Është koha që BDI të distancohet nga Gruevski

2 qershor-Dialogu politik me Komisarin Han ka per qellim rikthimin e vlerave europiane dhe rikthimin e vendit ne rrugen e integrimit. Kjo nuk eshte e mundur per sa kohe qe vendin dhe proceset i drejton njeriu me pergjegjes per shnderrimin e demokracise ne diktature. Dialogu do te kete arritur qellimin e vet vetem kur te largohet kryeministri.” ka shkruar Ermira Mehmeti.

Deputetja e cila qëndroi në luks të madh në SHBA falë votave të shqiptarëve , ku edhe rroga nga Maqedonia nuk i ka munguar në kohën e fundit është rebeluar kundër politikave të BDI-së karshi VMRO-së. Pas kërkesës së parë që ia bëri Gruevskit që të dorëhiqet nga kryeministri për të pliruar vendin nga kjo diktaturë, sot kërkon që BDI-ja të distancohet nga Gruevski .

Sipas saj Gruevski e rrënoi demokracinë, rrënoi lirinë e mediave, rrënoi pavaresinë e gjyqësorit, izoloi vendin nga partnerët ndërkombëtarë, fuqizoi etnocentrizmin, fuqizoi gjuhën e urrejtjes, rivendosi dominimin etnik.

“Maqedonia po rrezikon humbjen e rekomandimit per fillimin e negociatave per anetaresim me UE. Kjo me nuk eshte as status-quo, por eshte kthim prapa.

Maqedonia para dhjete vitesh ishte histori suksesi per diplomacine europiane. Sot, Maqedonia rrezikon te kthehet ne zhgenjimin e Europes.
Maqedonia dikur ishte krenare qe zbatonte Marreveshjen e Ohrit. Sot ne Maqedoni per Marreveshjen e Ohrit flet vetem BDI.
Ne rrethana kur pushteti dhe opozita maqedonase jane ne konflikt shume te ashper, kur opozita shqiptare duket pa ndonje ide, garantues i vetem i dialogut ngelet BDI. Por, tani eshte koha qe BDI te distancoje veten nga njeriu qe rrenoi demokracine, rrenoi lirine e mediave, rrenoi pavaresine e gjyqesorit, izoloi vendin nga partneret nderkombetare, fuqizoi etnocentrizmin, fuqizoi gjuhen e urrejtjes, rivendosi dominimin etnik.
Dialogu politik me Komisarin Han ka per qellim rikthimin e vlerave europiane dhe rikthimin e vendit ne rrugen e integrimit. Kjo nuk eshte e mundur per sa kohe qe vendin dhe proceset i drejton njeriu me pergjegjes per shnderrimin e demokracise ne diktature. Dialogu do te kete arritur qellimin e vet vetem kur te largohet kryeministri.” ka shkruar Ermira Mehmeti.

Ndryshe sot mbahet takimi i radhës së liderëve për zjigje të krizës politike në vend ku do të marrë pjesë edhe komisari HAN./

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *