Home / Lajme / Maqedoni / “Euronews” ka dyshime për rastin e Kumanovës

“Euronews” ka dyshime për rastin e Kumanovës

Në këtë reportazh të “Euronews” hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase.

Rrjeti informativ evropian “Euronews” i është rikthyer ngjarjeve dramatike në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptar dhe 8 policë maqedonas.

Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes së 9 majit, “Euronews” hedh dyshime për shkaqet e saj. Në këtë reportazh hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë.

“Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se shërbimet sekrete maqedonase, apo elementë të këtyre shërbimeve ishin përfshirë në negocim, madje edhe në organizimin e gjithë asaj çka ndodhi”.

“Dhuna ndëretnike ka mbërthyer sërish Ballkanin pas përplasjes së fundit mes policisë dhe militantëve shqiptar në veri të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Të paktën 10 burra, disa prej tyre veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë kur policia filloi bastisjen e qytetit të Kumanovës, të afërsi të kufirit me Kosovën. Tetë policë vdiqën gjithashtu në operacionin e 9 majit”, thuhet në reportazh.

Duke cituar shifrat zyrtare të qeverisë maqedonase, “Euronews” i incidenti u shit si shkak i tensioneve ndëretnike midis shqiptarëve pakicë (edhe pse janë mbi 30%) dhe maqedonasve që përbëjnë shumicën.

“Tensionet ndëretnike midis pakicës shqiptare dhe komuniteteve shumicë jo shqiptare i cituan si shkak. Shqiptarët vendas janë ankuar gjatë se trajtohen si qytetarët të dorës së dytë nga shtetit. Por, shumë maqedonas besojnë se shkaku i vërtetë i incidentit më të rëndë në 14 vitet e fundit në rajon kanë të bëjnë më shumë me intrigat politike sesa me grindjet ndëretnike. Ata besojnë se qeveria e tyre, me skandalet e fundit, ka pasur dorë në provokimin e ngjarjes”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *