Home / Lajme / Maqedoni / Evropa vërejtje për Agjencitë e sigurisë

Evropa vërejtje për Agjencitë e sigurisë

18 qershor- Në një deklaratë të transmetuar nga MIA, Besimi vetëm përmendi se janë kërkuar reforma edhe në këtë sektor. Për dallim nga Brukseli, presidenti i vendit Gjorgje Ivanov mbrëmë vlerësoi se shërbimet e sigurisë kanë kryer në mënyrë përkatëse punën gjatë ngjarjeve të fundit në Kumanovë dhe Gushincë

Brukseli pret reforma edhe në shërbimet shtetërore të sigurisë të Maqedonisë, por deri në këtë moment nuk dihet se çfarë nënkuptohet saktësisht me to. Nuk ka të dhëna për detajet e tekstit që dje në Bruksel e mori zëvendës- kryeministri Fatmir Besimi nga komisioneri për zgjerim, Johanes Han. Dokumenti, i cili praktikisht është listë me obligime që Maqedonia duhet t’i përmbush deri në raportin e tetorit për përparimin e vendit, megjithatë është i pari në të cilin BE-ja kërkon reforma në shërbimet e sigurisë. Në një deklaratë të transmetuar nga MIA, Besimi vetëm përmendi se janë kërkuar reforma edhe në këtë sektor. Për dallim nga Brukseli, presidenti i vendit Gjorgje Ivanov mbrëmë vlerësoi se shërbimet e sigurisë kanë kryer në mënyrë përkatëse punën gjatë ngjarjeve të fundit në Kumanovë dhe Gushincë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *