Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës: ‘Mbani duart larg burrave tanë’

Familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës: ‘Mbani duart larg burrave tanë’

20 Qershor – “Ata burra janë njerëzit më te shtrenjtë për ne dhe për vendin tonë. Respektoni konventat ndërkombëtare për te burgosur te luftës,mjaftë i keni shkel te drejtat e tyre, shkelje për te cilat një ditë do përgjigjeni para ligjit ndërkombëtar”.

“Ata burra janë njerëzit më te shtrenjtë për ne dhe për vendin tonë. Respektoni konventat ndërkombëtare për te burgosur te luftës,mjaftë i keni shkel te drejtat e tyre…

Familjarët e personave të burgosur në Maqedoni, paraqesin shqetësimin e thelle lidhur me situatën e re të krijuar me transferimin e qëllimshëm të burgosurve nëpër burgjet e Prilepit dhe Manastirit, ku dyshohet qe janë vendosur neper qeli dhe torturat ndaj tyre kane rifilluar ne mënyrë ç’njerëzore!.

Ata përmes një letre kanë thënë se ky fakt është vërtetuar edhe sot nga avokatët dhe mediat ne Maqedoni.

Familjaret e këtyre personave qe kane mbetur ne mëshirë te fatit si dhe bashkëluftëtarët e tyre te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me anë të kësaj letre paralajmërojnë autoritet maqedonase që te kenë kujdes dhe te mbajnë duart larg nga ata burra, ani pse u braktisën nga shteti i tyre për te cilin sakrifikuan dhe luftuan ne moshën më të mirë te tyre, ata burra kane lënë mjafte njerëz mbrapa qe mund te marrin hak për ta!!!

“Ata burra janë njerëzit më te shtrenjtë për ne dhe për vendin tonë. Respektoni konventat ndërkombëtare për te burgosur te luftës,mjaftë i keni shkel te drejtat e tyre, shkelje për te cilat një ditë do përgjigjeni para ligjit ndërkombëtar”.

” Mos tentoni te eliminoni trimat tanë me skenarë monstrouze, se më nuk do rrimë duarkryq, ju paralajmërojmë që do ta paguani shtrenjtë! Njëherit kërkojmë urgjentisht qe shteti i Kosovës te marr hapat e duhur dhe të kryej obligimet e veta kushtetuese”, thuhet në këtë letër. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *