Home / Lajme / Maqedoni / Federata e Organizatave Islame në Evropë (FIOE) dënon sulmet e përgjakshm

Federata e Organizatave Islame në Evropë (FIOE) dënon sulmet e përgjakshm

29 qershor-Federata e Organizatave Islame në Evropë dënon ashpër sulmet e përgjakshme në Francë, Kuvajt dhe Tunizi, të cilat ndodhën të premten e kaluar. Federata e pranoi me dhimbje të thellë lajmin tronditës të sulmeve terroriste mbi njerëz të pafajshëm, qofshin ata besimtarë në xhami, turistë nëpër hotele apo punonjës në fabrikë, duke ekspozuar logjikën e verbër e cila lejon këto sulme të tmerrshme.

Federata e Organizatave Islame në Evropë (FIOE) dënon sulmet e përgjakshme në Francë, Kuvajt dhe Tunizi

Federata e Organizatave Islame në Evropë dënon ashpër sulmet e përgjakshme në Francë, Kuvajt dhe Tunizi, të cilat ndodhën të premten e kaluar. Federata e pranoi me dhimbje të thellë lajmin tronditës të sulmeve terroriste mbi njerëz të pafajshëm, qofshin ata besimtarë në xhami, turistë nëpër hotele apo punonjës në fabrikë, duke ekspozuar logjikën e verbër e cila lejon këto sulme të tmerrshme.

Pa asnjë dyshim, mësimet e Islamit dhe ato të feve dhe besimeve tjera janë shumë të qarta në ndalimin dhe kriminalizimin e sulmeve të tilla të liga, sado që autorët e tyre përpiqen të hedhin pretendime mashtruese dhe parulla të rrejshme për t’ia atribuuar ato Islamit, apo shpikin arsyetime të paqëndrueshme për aktet e tyre të vrasjes dhe terrorit. Autorët e këtyre krimeve, jo vetëm që treguan mos respekt ndaj paprekshmërisë së jetës njerëzore, por shkuan edhe më tej, duke kryer aktin e tyre të tmerrshëm dhe gjakderdhjen pikërisht në muajin e bekuar të Ramazanit, i cili është një sezon i veprave fisnike, i të së mirës dhe paqes.

Federata e Organizatave Islame në Evropë, ashtu siç i dënon këto sulme terroriste, po ashtu thekson se përgjigja më e mirë në këtë drejtim është forcimi i unitetit kombëtar dhe kohezioni i komunitetit, në mënyrë që të izolohen ekstremizmi dhe terrori, ndërsa duke mbështetur liritë qytetare dhe të drejtat e njeriut. Federata gjithashtu kërkon një përpjekje të përbashkët për të ndaluar ekstremistët, të cilët mund të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për të mbjellë frikë te muslimanët në shoqëritë e tyre evropiane.

Federata e Organizatave Islame në Evropë shpreh ngushëllimet e muslimanëve të Evropës deri te familjet e viktimave, dhe artikulon qëndrimin e saj të fortë të solidaritetit me shoqëritë e goditura, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm për shërim të shpejtë të plagosurve.

Bruksel, 26 qershor, 2015

Federata e Organizatave Islame ne Evropë

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *