Home / Lajme / Maqedoni / Filloi pastrimi i shtëpive në ‘Lagjen e Trimave’

Filloi pastrimi i shtëpive në ‘Lagjen e Trimave’

19 qershor- Javën e kaluar filloi riparimi i tërësishëm i kanalizimit dhe rrjetit ujësjellës në këtë rrugë. Qytetarët nga lagjja informojnë se së shpejti presin t’i marrin edhe mjetet për dëmet për të cilat Qeveria parashikon zhdëmtim në lartësi prej 100 për qind nga dëmi i vlerësuar në terren.

Filloi rrënimi i shtëpive të dëmtura në “Lagjen e Trimave”, që zbatohet në pajtim me planin aksionar të Qeverisë për sanimin e shtëpive të dëmtuara më 9 dhe 10 maj gjatë përleshjeve mes policisë dhe grupit të armatosur. Plani aksionar parashikon rrënimin e shtëpive dhe bartje e materialeve nga ndërtesat e rrënuara. “Në pajtim me planin në terren janë disa makina, katër për rrënimin e shtëpive, ndërsa për bartjen e materialeve nga ndërtesat e rrënuara janë angazhuar gjashtë kamionë. Prej sot në mëngjes në terren janë makinat për rrënimin e shtëpive, ndërsa qytetarët nga kjo lagje dhe nga zona e përfshirë presin se do të rrënohen 16 shtëpi. Materialet e mbledhura nga ndërtesat e rrënuara barten dhe deponohen në depon “Krasta” në pajtim me planin aksionar”, konfirmoi drejtori i NP “Pastërti dhe Gjelbërim” Kumanovë, Sasho Petrushevski. Sipas planit aksionar të cilin Qeveria e miratoi menjëherë pas përfundimit të aksionit, mes tjerash ishte paraparë edhe sanim dhe pastrimi i lokacionit ku u zhvillua aksioni, që nënkupton edhe bartjen e mbeturinave të ndërtesave të rrënuara për të cilën janë të angazhuar makina nga institucionet shtetërore, gjegjësisht nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim. Javën e kaluar filloi riparimi i tërësishëm i kanalizimit dhe rrjetit ujësjellës në këtë rrugë. Qytetarët nga lagjja informojnë se së shpejti presin t’i marrin edhe mjetet për dëmet për të cilat Qeveria parashikon zhdëmtim në lartësi prej 100 për qind nga dëmi i vlerësuar në terren. Shprehën falënderim për ndihmën e deritanishme, fillestare nga Qeveria në vlerë prej 100.000 denarë, ndihmë nga komuna, nga organizatat joqeveritare dhe qytetarët.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *