Home / Lajme / Maqedoni / Filluan punimet për ndërtimi e kanalizimit të ujërave të zeza në Debresh

Filluan punimet për ndërtimi e kanalizimit të ujërave të zeza në Debresh

10 qershor-“Me ndërtimin e kanalizimit në gjatësi prej 1500 metra, do të mbrohet shëndeti publik i popullatës që jeton në fshatin Debresh. Do të sigurohet mbrojtje e mjedisit jetësor, ndërsa do të parandalohet edhe shfaqja e sëmundjeve ngjitëse”, deklaroi ministri Izairi, i cili po ashtu paralajmëroi që jo më larg se dy vite në Komunën e Gostivarit do të ndërtohet edhe Stacioni filtrues i ujërave të zeza.

Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, ministrit të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z.Nurhan Izairi dhe ministrit të drejtësisë Adnan Jashari, në fshatin Debresh kanë filluar punimet për ndërtimi e kanalizimit të ujërave të zeza, projekt ky i bashkëfinancuar nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Komuna e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta në prononcimin për mediat deklaroi se me ndërtimin e kanalizimit fekal të fshatit Debresh, ky fshat merr pamjen e një vendbanimi urban dhe po shndërrohet me plotëkuptimin e fjalës në një paralagje e qytetit, duke shtuar se Komuna e Gostivarit po participon me mjete financiare rreth 2 milion denarë për realizimin e këtij projekti.

“Fshati Debresh që nuk mund të quhet fshat sepse tashmë është shndërruar në një paralagje të qytetit, në të ardhmen do të ketë edhe kanalizimin fekal dhe banorët e këtij fshati nuk do të përballen më me problemin e ujërave të zeza. Ishte një premtim parazgjedhor që sot po bëhet realitet. Ne punojmë që të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit të kemi rrjetin e kanalizimit për ujërat e zeza”, deklaroi mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta.

Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z.Nurhan Izairi deklaroi se ky projekt që po realizohet në suaza të programit investues për vitin 2015, në fazën e parë do të kushtojë mbi 10 milion denarë, ndërsa institucioni që ai drejton do të financon 5 milion denarë apo rreth 48 % të mjeteve të përgjithshme financiare. Ministri Izairi potencoi se projekti për menaxhim me ujërat e zeza ngelet prioritet i veçantë për ministrinë që drejton.

“Me ndërtimin e kanalizimit në gjatësi prej 1500 metra, do të mbrohet shëndeti publik i popullatës që jeton në fshatin Debresh. Do të sigurohet mbrojtje e mjedisit jetësor, ndërsa do të parandalohet edhe shfaqja e sëmundjeve ngjitëse”, deklaroi ministri Izairi, i cili po ashtu paralajmëroi që jo më larg se dy vite në Komunën e Gostivarit do të ndërtohet edhe Stacioni filtrues i ujërave të zeza.

Për momentin, ujërat e zeza nga ky fshat lëshohen në lumin e quajtur “Debreshkë”, me çka në mënyrë të drejtpërdrejt ndoten ujërat e këtij lumi. Me përdorimin e ujërave të lumit për vaditjen e tokës pjellore, ndoten edhe sipërfaqet bujqësore, andaj ndërtimi i e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Debresh, do të zgjedh një problem jetik për banorët lokal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *