Home / Lajme / Maqedoni / ‘Fokus’: Konflikti skenar për ‘luftë të vogël’

‘Fokus’: Konflikti skenar për ‘luftë të vogël’

12 qershor-Megjithatë, në “Fokus” përmendet se Askinazi, një herë ka thënë se ka biseduar në Shkup për euro-integrimin e vendit, e pastaj se takimi ka qenë thjesht prezantim i kompanisë për të cilën punon.

Eksperti francez për marrëdhënie me publikun, Zherar Askinazi vërtetoi shkrimet në të përjavshmen “Fokus”, se më 17 shkurt ka qenë në Shkup dhe ka pasur takim me përfaqësues të qeverisë. Por, nëpërmjet një shkrese, ai përgënjeshtron se ka ardhur në Maqedoni për t’u marrë vesh mbi të ashtuquajturën “Luftë e vogël”, një strategji marketingu e pushtetit, për kthimin e besimit në institucione dhe polici. Askinazi ka pasur një reagim të ngjashëm edhe për median franceze “Media Part” që shkruante mbi këtë temë. Megjithatë, në “Fokus” përmendet se Askinazi, një herë ka thënë se ka biseduar në Shkup për euro-integrimin e vendit, e pastaj se takimi ka qenë thjesht prezantim i kompanisë për të cilën punon. Ai nuk ka dhënë përgjigje se me cilin është takuar saktësisht në Shkup. Në numrin e fundit, Fokus iu referohet burimeve nga Franca të cilat pohojnë se ka një bisedë telefonike disa mesazhe SMS, të cilat tregojnë se palët janë marrë vesh për takime, për përpunimin e skenarit të Kumanovës. Përmes tyre, praktikisht atij i është ofruar punë për një skenar mbi marrëdhëniet mbi publikun, për një mini-krizë në Maqedoni. “Fokus”, tani për tani, nuk e publikon identitetin e këtij burimi. Ndërsa takimet e ekspertit francez me autoritetet e Maqedonisë hapin dyshime në publik, akoma më shumë dilema vazhdojnë të mbeten mbi takimet e një të punësuari apo të punësuarve në Shërbimet sekrete të Maqedonisë, me disa nga liderët e grupit të Kumanovës. Qëllimi i vetëm i këtij institucioni, për të punësuarin e së cilës u paraqitën regjistrime të një bisede telefonike me një lider të grupit të Kumanovës, është se do të padisë gazetarët dhe mediat për publikimin e identitetit të tij. Nuk erdhi përgjigje, edhe nëse kanë kërkuar nga ndonjë media t’i heqë përmbajtjet që janë kontestuese, përfshi edhe shërbimit YouTube. Deri ku është hetimi pas denoncimit të Agjencisë, pyetëm në Prokurorinë Publike, por edhe nga atje nuk dhanë përgjigje. Gjëja e fundit që na kanë thënë, është se e kanë pranuar lëndën dhe ajo është në procedurë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *