Home / Lajme / Maqedoni / Fondi njëherë i paditi pastaj i amnistoi

Fondi njëherë i paditi pastaj i amnistoi

26 qershor-Ai më tej ka theksuar se të gjithë ata subjekte apo borxhlinj që nuk kanë paguar kontributet shëndetësore, të njëjtëve do t`ju hiqen kamatat gjatë pagesës dhe në këste.

350 tetovarë do të amnistohen dhe nuk do të ndiqen penalisht nga ana e Fondit Për Sigurim Shëndetësor në Tetovë. Kjo është theksuar në vizitën që kanë realizuar dy drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor në njësinë rajonale në Tetovë, tha Ylber Aliu, udhëheqës i Fondit të Sigurimit Shëndetësorë, njësia rajonale në Tetovë. Ai më tej ka theksuar se të gjithë ata subjekte apo borxhlinj që nuk kanë paguar kontributet shëndetësore, të njëjtëve do t`ju hiqen kamatat gjatë pagesës dhe në këste. Nga ana tjetër, drejtori gjeneral, Orhan Ramadani, gjatë qëndrimit në Tetovë ka theksuar se në Bogovinë dhe Zhelinë tashmë funksionojnë sportelet e disperzuara, ndërsa shfaqi bindjen se nëse do të ketë nevojë do të hapen sportele edhe në komunat tjera. Më pas dy drejtorët e FSSHM kanë qëndruar në fshatin Pallaticë, ku kanë vizituar barnatoren rurale, e cila sipas drejtorëve të ri është hapur për t`iu mundësuar qytetarëve nga vendbanimet rurale që të kenë qasje tek barnat që jepen me udhëzime nga mjeku amë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *