Home / Lajme / Maqedoni / Gazetaria hulumtuese zbuloi pasurinë e Mijallkovit në Çeki, fitoi shpërblim

Gazetaria hulumtuese zbuloi pasurinë e Mijallkovit në Çeki, fitoi shpërblim

18 qershor-Çmimin e parë e fitoi gazetarja e TV Nova, Sashka Cvetkovska, për storjen “Spiuni, pronar i tokës bujqësore”, ku ka zbuluar se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, posedon pasuri të madhe në Çeki, e cila nuk është e evidentuar në listën e dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion

Çmimin e parë e fitoi gazetarja e TV Nova, Sashka Cvetkovska, për storjen “Spiuni, pronar i tokës bujqësore”, ku ka zbuluar se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, posedon pasuri të madhe në Çeki, e cila nuk është e evidentuar në listën e dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion

Misioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, në bashkëpunim me Institutin Maqedonas për Mediume (IMM), i ndau çmimet për gazetari hulumtuese për storje të publikuara në mediumet në Maqedoni gjatë vitit 2014.

“Ju për demokraci flisni çdo ditë, edhe ne flasim për te çdo ditë. Mediat e lira janë faktor kyç për demokracinë kudo në botë. Gazetaria hulumtuese është shumë e rëndësishme kudo në botë dhe sot këtu, askush nuk mund ta nënvlerësojë rolin e gazetarisë hulumtuese. Ju bëni punë të rëndësishme në kushte shumë të rënda”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Çmimin e parë e fitoi gazetarja e TV Nova, Sashka Cvetkovska, për storjen “Spiuni, pronar i tokës bujqësore”, ku ka zbuluar se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, posedon pasuri të madhe në Çeki, e cila nuk është e evidentuar në listën e dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion.

Çmimin e dytë e ka fituar gazetari i revistës Fokus, Lubisha Arsiq,kurse çmimin e tretë gazetarja e Tv Telma, Biljana Nikollovska.

“Dua që në të ardhmen, sistemi të funksionojë më mirë dhe puna jonë të ketë një kuptim më të madh, në mënyrë që shoqëria jonë, të heq dorë nga sistemi i mos ndëshkimit të shkelësve të ligjeve, për të cilat ne shkruajmë”, deklaroi Sashka Cvetkovska, gazetare.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *