Home / Lajme / Rajon / Gjebrea: Partitë të denoncojnë incidentet që kanë ndodhur

Gjebrea: Partitë të denoncojnë incidentet që kanë ndodhur

19 qershor-Zv. Ministrja tha më tej se çdo deklaratë politike që bëhet në publik, por jo pranë organeve të zbatimit të ligjit, “synon vetëm panik dhe njollosje të procesit zgjedhor”.

Ministria e Brendshme i bën thirrje subjekteve politike që të denoncojnë menjëherë në organet e zbatimit të ligjit incidentet që kanë ndodhur, apo të supozuar të ndodhur.

Zv. Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në një dalje për mediat tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 21 qershor.

“Gjithashtu, MPB dhe Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve që të distancohen nga çdo akt apo përpjekje që synon të njollosë procesin e rregullt zgjedhor dhe të kontribuojnë aktivisht për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme duke lejuar institucionet, ndër to edhe Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, të bëjnë detyrën në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Në këtë kuadër, për çdo incident të ndodhur apo të supozuar se ka ndodhur, duke përfshirë çdo shqetësim të çdo natyre, i bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve dhe partive politike t’i denoncojnë menjëherë në organet e zbatimit të ligjit, Polici ose në Prokurori”, deklaroi znj. Gjebra.

Zv. Ministrja tha më tej se çdo deklaratë politike që bëhet në publik, por jo pranë organeve të zbatimit të ligjit, “synon vetëm panik dhe njollosje të procesit zgjedhor”.

Lidhur me incidentet gjatë fushatës, znj. Gjebra shoti se janë shoqëruar 21 shtetas të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

“Për rastin e Vorës, personi i dyshuar për shkaktimin e incidentit, ishte shoqëruar në Polici përpara se të dilte në deklaratë për media z. Lulzim Basha. Gjithashtu, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pati sot paradite komunikimim të vazhdueshëm me kandidatin, si dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë zonë, për t’u garantuar zbatimin rigoroz të ligjit nga çdo strukturë e Policisë së Shtetit. Por as në këto momente nuk ka një denoncim apo kallëzim të kandidatit të Partisë Demokratike në Polici. Policia e Shtetit e ka ftuar dhe fton sërish kandidatin të bëjë kallëzim”, theksoi zv. Ministrja Gjebrea.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *