Home / Lajme / Rajon / Gjilani, çerdhe e gjarpërinjve

Gjilani, çerdhe e gjarpërinjve

23 qershor-
Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet komunal që menjëherë të merren masat për pastrimin e këtij moçali të rrezikshëm, i krijuar nga mos kujdesi i mirëmbajtjes së këtij lumi.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media akuzuar qeverisjen aktuale për mos mirëmbajtje dhe papastërti në këtë qytet.

Komunikata e plotë:

”Qendra e qytetit të Gjilanit është bërë moçal dhe çerdhe e gjarpërinjëve, si pasojë e moskujdesit dhe mos mirëmbajtjes nga ana e institucioneve komunale. Shtrati i lumit Mirusha tanimë nuk vërehet fare nga papastërtia e jashtëzakonshme që është krijuar aty, ka dy vite që janë ndërprerë punimet e këtij projekti dhe që mirëmbajtja është lënë krejtësisht pasdore, ku rreziku tani është i lartë nga gjarpërinjët dhe brejtësit tjerë të cilët janë shfaqur mu në qendër të Gjilanit.
Është e patolerueshme kjo gjendje e jashtëzakonshme , ku bari është rritur mbi dy metra dhe mbeturinat janë kudo nëpër shtratin e lumit Mirusha dhe ka kundërmim të rëndë duke filluar nga qendra e qytetit e deri në lagjen e Dardanisë. Aty përveç gjarpërinjëve ka edhe brejtsë të tjerë të cilët bartin sëmundje bartëse dhe të rrezikshme për qytetarët e Gjilanit.

Qeverisja Haziri ka dy vite që për asnjë metër nuk e ka vazhduar projektin e lumit Mirusha që ka mbetur në qendrën e qytetit aty ku e ka lënë qeverisja e PDK-së, duke u arsyetur në revidimin e këtij projekti, të cilin vet ai e kishte hartuar në vitin 2005 kur kishte qeverisur me Gjilanin, shprehet Riad Rashiti anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtuesit komunal të Gjilanit po bëjnë hajgare me qytetarët, duke thënë (jo publikisht) se tani qyteti po ka më shumë gjelbërim, kemi sjellë freskin dhe livadhet po rriten brenda qytetit, që Gjilani asnjëherë më parë nuk e ka pasur këtë zhvillim pozitiv, sipas tyre. Kryetari i komunës dhe nënkryetari i tij, po mburren (duke bërë shaka) duke thënë se e kemi hequr gropën e Hajdin Sejdisë nga qendra dhe kemi sjellë parqe në mesin tuaj. Kjo sjellje është më shumë se e turpshme.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet komunal që menjëherë të merren masat për pastrimin e këtij moçali të rrezikshëm, i krijuar nga mos kujdesi i mirëmbajtjes së këtij lumi. Njëkohësisht kërkon nga qytetarët të cilët frekuentojnë përgjatë shtratit të lumit Mirusha që të kenë kujdesë të shtuar ose të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative, në mënyrë që të evitojnë rrezikun nga gjarpërinjët dhe brejtsit tjerë të cilët mund të bartin infeksione të ndryshme, në veçanti fëmijët të cilët lozin afër këtij moçali të rrezikshëm.

Ne si PDK gjatë qeverisjes tonë, e kemi zhdukur një moçal të jashtzakonshëm që ka ekzistuar në lagjen e Zabelit Sahit Agës, ku jeta për banorët e asaj lagje ishte bërë e padurushem. Por siç dihet qeverisja Haziri edhe kur nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë për 8 vite sa kishte qeverisur Gjilani, ai në këtë mandat po krijon një moçal të ri, nga një keq qeverisja e paparë deri më sot në ndonjë qytet tjetër të Kosovës”.
Dega e PDK-së Gjilan.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *