Home / Lajme / Rajon / Gjykata e kthen shqiptarin në shtëpi të vet në veri

Gjykata e kthen shqiptarin në shtëpi të vet në veri

19 qershor-Në Mitrovicë, sipas medieve serbe, sot në qendër të Mitrovicës ka pasur përqendrim të madh të forcave policore.
Iliq ka theksuar se ka premtime që lidhur me këtë rast do ketë përsëritje të procesit

Familja Iliq me tre fëmijë është shpërngulur sot në mëngjes, nga shtëpia e vet në qendër të Mitrovicës veriore, ankohet radio KiM, duke shtuar më pas se shqiptari në gjyq e kishte fituar kontestin se është pronar i shtëpisë.

Danilo Iliq nuk kishte marrë pjesë në kontestin gjyqësor, sepse ka thënë ai, përcjell Koha.net, nga gjykata nuk kishte marrë asnjë ftesë për procesin, pos aktvendimit se duhet ta braktisë shtëpinë që, sipas tij, e kishte blerë në vitin 2002 dhe se në vitin 2006 kishte marrë vesh se shqiptari me dy dëshmitarë pronësinë e shtëpisë e kishte qitur mbi vete.

Iliq për medie serbe ka deklaruar se i është dashur të bëjë kështu që të mos ketë incidente dhe se, sipas tij, kishte provuar të gjitha, porse asgjë nuk kishte ecur.

Në Mitrovicë, sipas medieve serbe, sot në qendër të Mitrovicës ka pasur përqendrim të madh të forcave policore.
Iliq ka theksuar se ka premtime që lidhur me këtë rast do ketë përsëritje të procesit

Avokati Miodrag Bërkljac ka thënë se “rasti Iliq është shembull se si serbëve në Kosovë u rrëmbehet pasuria” dhe shton se “edhe pse ishte bërë kërkesa për përsëritje të gjykimit, Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk është deklaruar lidhur me rastin”.

E Iliq ka theksuar se për kontestin i ishte drejtuar edhe EULEX-it porse ai, sipas tij, ishte deklaruar jokompetent.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *