Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata vendos sot për rastin “Puç”

Gjykata vendos sot për rastin “Puç”

1 qershor-Avokatët theksuan se do të kërkojnë që gjykata të hedhë poshtë akuzën e ngritur ndaj Zaevit dhe katër të dyshuarëve të tjerë, për shkak se sipas tyre kjo nuk përbën vepër penale.

Gjykata Themelore Shkup 1 sot vendos se për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se a do të dënohet për spiunim.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të vendos se a do të pranojë ose jo aktakuzën e ngritur kundër liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev të njohur si rasti “Puç”, e ngritur nga MPB-ja.

Zaev dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen për spiunim, regjistrime dhe përgjime të paligjshme si dhe dhunim të institucioneve shtetërore të vendit.

Avokatët theksuan se do të kërkojnë që gjykata të hedhë poshtë akuzën e ngritur ndaj Zaevit dhe katër të dyshuarëve të tjerë, për shkak se sipas tyre kjo nuk përbën vepër penale.

Në rastin “Puç”, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish-shefi i shërbimit sekret Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij, një i punësuar në komunën e Strumicës dhe një në MPB akuzohen për këtë vepër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *