Home / Lajme / Maqedoni / Grubi priti ambasadorin austriak Baier

Grubi priti ambasadorin austriak Baier

29 qershor-
Ndërsa, raporti i Rajnhard Pribe bashkë me rekomandimet urgjente të Komisionit për fqinjësi dhe zgjerim paraqesin adresim të të gjitha shqetësimeve, jo vetëm nga kriza aktuale, por edhe në përgjithësi për funkcionim demokratik të shtetit dhe të të gjitha institucioneve në vend.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë ambasadorin e Austrisë në Shkup, Tomas Michael Baier.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Baier diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe perspektivat për ta zgjidhur ngërçin politik dhe institucional si dhe për konferencën e Vienës mbi Ballkanin Perëndimor që mbahet në gusht të këtij viti.

Austria është mbështetesë e madhe e proceseve integruese të Maqedonisë dhe lobuese e fuqishme e Shkupit zyrtar në strukturat evropiane.

Grubi nënvizoi që marrëveshja e 2 qershorit, përfshirë edhe aneksin, është një nismë e mirë për të mundësuar institucione me integritet dhe të besueshme nga të gjithë qytetatër.

Ndërsa, raporti i Rajnhard Pribe bashkë me rekomandimet urgjente të Komisionit për fqinjësi dhe zgjerim paraqesin adresim të të gjitha shqetësimeve, jo vetëm nga kriza aktuale, por edhe në përgjithësi për funkcionim demokratik të shtetit dhe të të gjitha institucioneve në vend.

Zbatimi i këtyre rekomandimeve duhet të mbështetet edhe nga opozita dhe shoqëria civile sepse do ta bën sistemin tonë më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm.

Grubi gjithashtu shprehu vlerësime e tij për rolin e komisionerit Han në përpjekjet për ta tejkaluar krizën në vend dhe theksoi që angazhimi i mëtejmë i Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjerim është i domosdoshëm dhe i mirësardhur.

Bashkëbiseduesit gjithashtu vlerësuan rëndësinë e Konferencës së Vjenës për Ballkanin Perëndimor si vazhdimësi e procesit të Berlinit nga ku rajoni i jonë do të del më bashkëpunues dhe më i ndërlidhur me projekte infrastrukturore të përbashkëta që do ti përafrojnë popujt tanë.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *