Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Edhe tre vite kam mandat për qeverisje

Gruevski: Edhe tre vite kam mandat për qeverisje

19 qershor-“Mandati ynë përfundon në katër vjet. Një tashmë mbaroi, kështu që ne kemi edhe tre vite tjera. Pavarësisht nga kjo, ne kemi rënë dakord për zgjedhje të reja, madje edhe deri në fund të korrikut, por opozita kërkon zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm. Qytetarët duhet të zgjedhin se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”, ka deklaruar Gruevski.

Kryeministri Nikola Gruevski në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka deklaruar se Qeveria e tij ka mandat për të qeverisur edhe gjatë tre viteve të ardhshme dhe se ai nuk mendon që të jap dorëheqje.

“Mandati ynë përfundon në katër vjet. Një tashmë mbaroi, kështu që ne kemi edhe tre vite tjera. Pavarësisht nga kjo, ne kemi rënë dakord për zgjedhje të reja, madje edhe deri në fund të korrikut, por opozita kërkon zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm. Qytetarët duhet të zgjedhin se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”, ka deklaruar Gruevski.

I pyetur lidhur me rastin e Kumanovës, ai ka theksuar se ky rast nuk kishte të bënte me konflikt ndëretnik.

“Në Maqedoni, nuk ka potencial për konflikt etnik. Shqiptarët janë të integruar plotësisht, madje edhe si pjesë e Qeverisë. Në incidentet në Kumanovë nuk kishte konflikte ndëretnike, atje ishte një betejë 30 orë në mes të forcave maqedonase të sigurisë dhe terroristëve të cilët erdhën nga vendi ynë fqinj i Kosovës”, deklaroi Gruevski në intervistën për gazetën austriake.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *