Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski premton pushime nëpër Evropë për studentë më të mirë, anashkalohet USHT

Gruevski premton pushime nëpër Evropë për studentë më të mirë, anashkalohet USHT

29 qershor-Sipas Gruevskit, Qeveria planifikon që të shpërblejë me udhëtime në Paris, Venecia dhe Barcelonë, të gjithë studentët që diplomojnë me notën mesatare 9,5 në një nga tre universitetet e ranguara më së mirë në Maqedoni.

Qeveria e Nikola Gruevskit do të josh studentët më të mirë të universiteteve të vendit me pushime falas në formë të shpërblimeve nëpër qendrat e mirënjohura evropiane.

Sipas Gruevskit, Qeveria planifikon që të shpërblejë me udhëtime në Paris, Venecia dhe Barcelonë, të gjithë studentët që diplomojnë me notën mesatare 9,5 në një nga tre universitetet e ranguara më së mirë në Maqedoni.

Pra me këtë paralajmërim bie USHT që është ranguar shumë më poshtë sipas listave të vlerësimit. Ky projekt do të nis që nga shtatori apo tetori i këtij viti. Por nga ana tjetër janë gjasat e vogla për implementimin e tij për shkak të krizës politike. Këto paralajmërime të Gruevskit janë vetëm fushatë për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *