Home / Lajme / Maqedoni / Hahn nesër në mision të dytë në Maqedoni

Hahn nesër në mision të dytë në Maqedoni

1 qershor-“Komisioneri Hahn shkon në Shkup me qëllim që para partive politike të nënvizojë nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje të krizës”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënësja e eurokomisionerit për zgjerim, Hahn.

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn nesër do të mbërrijë në Shkup, për të ndërmjetësuar dialogun politik.

Hahn do të jetë i pranishëm në negociatat që do të zhvillohen midis liderëve të katër partive kryesore Nikola Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Në tryezën e negociatave do të jenë edhe eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt.

Kjo përbërje ishte e pranishme edhe në dialogun e zhvilluar në Strasburg dy javë më parë vetëm midis Gruevskit dhe Zaevit.

“Komisioneri Hahn shkon në Shkup me qëllim që para partive politike të nënvizojë nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje të krizës”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënësja e eurokomisionerit për zgjerim, Hahn.

Takimi i radhës do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.

Partitë politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH pas disa takimeve të radhës deri tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon qeveri kalimtare dhe dorëheqje të Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *