Home / Lajme / Maqedoni / Han i priti Zaevin dhe Gruevskin në rezidencën e BE-së

Han i priti Zaevin dhe Gruevskin në rezidencën e BE-së

2 qershor-Është e mundur, ashtu si informuan nga misioni i BE-së në Shkup dhe nga partitë politike, që pas bisedimeve midis Gruevskit dhe Zaevit, Han të marr pjesë edhe në takimin e liderëve ku do të marrin pjesë edhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së.

Delegacione nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja para pak kohësh arritën në rezidencën e euro ambasadorit Aivo Orav në Shkup, në takim me euro komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han, i cili sot gjendet në Maqedoni me qëllim që të gjendet zgjidhje për krizën e thellë politike.
Delegacioni i LSDM-së është i udhëhequr nga Zoran Zaev, ndërsa në të gjendet edhe Radmila Shekerinska dhe Petre Shilegov, ndërsa delegacioni i VMRO-DPMNE-së është i përbërë nga Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov.
Është e mundur, ashtu si informuan nga misioni i BE-së në Shkup dhe nga partitë politike, që pas bisedimeve midis Gruevskit dhe Zaevit, Han të marr pjesë edhe në takimin e liderëve ku do të marrin pjesë edhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së.
Sipas disa medieve, Han sot ka sjell një propozim dokument për zgjidhjen e krizës, ndërsa për përmbajtjen e tij ende është në nivel të spekulimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *