Home / Lajme / Maqedoni / Han propozon Gruevski të mbetet kryeministër, Zaev nuk do të dëgjojë

Han propozon Gruevski të mbetet kryeministër, Zaev nuk do të dëgjojë

2 qershor-Burime të “lajmpress”-it thonë se bëhet fjalë për një propozim i cili parashe qeveri kalimtare në të cilën kryeministër do të mbetet Gruevski dhe në të cilën do të participojnë katër partitë më të mëdha politike – VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH

Në një atmosferë mjaft të tensionuar është duke vazhduar takimi i eurokomisarit Johanes Han me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski dhe liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Takimi ka filluar që në ora 8 të paradites, kurse siç marrim vesh, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ashpër ka kundërshtuar propozimin që ka sjellë nga Brukseli eurokomisari Han. Burime të “lajmpress”-it thonë se bëhet fjalë për një propozim i cili parashe qeveri kalimtare në të cilën kryeministër do të mbetet Gruevski dhe në të cilën do të participojnë katër partitë më të mëdha politike – VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Burimet tona thonë se qëndrimi i Zaevit tani për tani është se nuk vjen parasysh marrëveshje me të cilën Gruevski do të mbetej kryeministër.

Prej epilogut të takimit të komisarit Han me Gruevskin dhe Zaevin, varet agjenda e mëtutjeshme e takimeve të tij gjatë ditës së sotme. Nëse nuk arrihet marrëveshje mes Gruevskit dhe Zaevit, ka gjasa të dështojë takimi i katër liderëve i paraparë për pasdite, ku duhet të marrë pjesë edhe vetë eurokomisari Han. Nëse Gruevski dhe Zaev gjejnë gjuhë të përbashkët, kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së Ali Ahmeti dhe Menduih Thaçi vetëm se do të bëjnë “amin”. Burimet tona thonë se as Ahmeti e as Thaçi nuk kanë ndonjë pozicion konkret në këto bisedime, por për çfarëdo marrëveshje që të arrihet pritet të thonë “në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe propozimet tona”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *