Home / Lajme / Maqedoni / Hapet kardiokirurgjia e parë shtetërore, i pranishëm edhe Omer Xhemaili

Hapet kardiokirurgjia e parë shtetërore, i pranishëm edhe Omer Xhemaili

24 qershor-
Potencoi se në këtë moment në këtë kardiokirurgji në mënyrë të kompletuar, tërë ekipi është i gatshëm të kryejë transplantim të zemrës. Ideja është, sipas Todorov, përveç intervenimeve kardiokirurgjike të cilat do të kryhen tre deri në katër në ditë, të kryhen edhe intervenime vaskulare.

Kardiokirurgjia e parë shtetërore është inauguruar sot në kuadër të Qendrës klinike të Shkupit “Nënë Tereza”.

Në hapjen morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, personeli mjekësor i cili do të punojë në këtë spital, mjekë të huaj të cilët ndihmuan për edukimin e ekipit prof. Predrag Milieviq nga Instituti për sëmundje kardiovaskulare nga Dedinje, prof. Omer Xhemaili nga Klinika Triemli në Curih, prof. Antonio Marullo nga Klinika Sapienca në Romë, Itali dhe prof. Bojan Bioçin nga Klinika për kardiokirurgji Rebro, drejtorët e FSSHM-së dhe të klinikave.

Hapësira e Klinikës për kardiokirurgji shtetërore është në kuadër të Klinikës për kardiokirurgji, i projektuar me qëllim për bllok kirurgjikal dhe me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 750 metra katrorë. Përmban dy salla të operacionit, kujdes intensiv me gjashtë krevate, dy dhoma spitalore me nga gjashtë krevate, ambulancë pranimi, dhomë pritjeje dhe hapësira shoqëruese.

Në kardiokirurgjinë shtetërore, shtoi ministri Todorov, ka pajisje më bashkëkohore nga gjenerata më e re e cila mundëson punë të të gjitha procedurave të mundshme kardiologjie.

Todorov paralajmëroi se për dy deri në tre javë do të fillojnë të kryhen intervenime në kardiokirurgjinë shtetërore duke pas parasysh se pas ngjarjes së sotme duhet të kryhet sterilizim i detajuar.

Potencoi se në këtë moment në këtë kardiokirurgji në mënyrë të kompletuar, tërë ekipi është i gatshëm të kryejë transplantim të zemrës. Ideja është, sipas Todorov, përveç intervenimeve kardiokirurgjike të cilat do të kryhen tre deri në katër në ditë, të kryhen edhe intervenime vaskulare.

IPSH Klinika Universitare për kardiokirurgji shtetërore është themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 22 janar të vitit 2014. Pas tentimeve të pasuksesshme në 40 vitet e fundit për herë të parë në RM është themeluar klinikë profesionale dhe moderne për kardiokirurgji shtetërore, që paraqet projekt vital për sistemin shëndetësor të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *