Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Qendra për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve në f.Shipkovicë

Hapet Qendra për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve në f.Shipkovicë

4 qershor-E vecanta e këtij bashkëpunimi është fakti se komuna e Tetovës i ofron vazhdimësi këtij projekti si në aspektin financiar poashtu edhe me ofrimin e kuadrove në funksion të mbarrëvajtjes së procesit edukativo-arsimor në këtë qendër.

Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi bëri sot hapjen solemne të Qendrës për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve pranë shkollës fillore “Rexhep Voka” në f.Shipkovicë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Shoqatën “Forumi i gruas” dega Tetovë, dhe UNICEF-it. Me hapjen e kësaj qendre në hapësirat rurale dhe të margjinalizuara iu mundësohet të gjithë fëmijëve qasje në programin parashkollorë dhe iu ofrohet mundësi të barabarta që të bëhen të shëndetshëm, të lumtur dhe me perspektivë. E vecanta e këtij bashkëpunimi është fakti se komuna e Tetovës i ofron vazhdimësi këtij projekti si në aspektin financiar poashtu edhe me ofrimin e kuadrove në funksion të mbarrëvajtjes së procesit edukativo-arsimor në këtë qendër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *