Home / Lajme / Rajon / I masakruari në Belgjikë: Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë është i studentit shqiptar

I masakruari në Belgjikë: Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë është i studentit shqiptar

18 qershor-Ndërkaq, me ta kaluar këtë ngjarje ai mesa duket kishte vendosur të ndiqte studimet e larta dhe këtë vit ishte regjistruar në vitin e parë të Universitetit Libre, në Bruksel, ku studionte për Drejtësi.

Trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, i përket një studenti shqiptar. Policia belge arriti të zbulonte identitetin e personit që, u gjet i masakruar më 9 qershor.

Ekspertët mundët të verifikonin vetëm dje viktimën, pas përfundimit të analizave mjeko-ligjore. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi.

Prokuroria e Brukselit i dha përgjigje policisë vendase, duke u konfirmuar se trupi i cunguar i përkiste shqiptarit Xhuliano. B, 22 vjeç.

Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Ndërkaq, mësohet se janë lajmëruar familjarët, teksa po kryhen hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes.

Sipas njoftimeve të mediave belge, ishin pikërisht punëtorët e Komunës Jette, atë të cilët në orën 11:55 të së martës, më 9 qershor 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel.

Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve. Punëtorët ishin duke pastruar mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë, në momentin kur gjetën valixhen sportive.

Me ta hapur, ata u tmerruan nga zbulimi makabër që sapo kishin bërë dhe menjëherë lajmëruan policinë. Mbetjet trupore u dërguan menjëherë pranë Mjekësisë Ligjore.

Një pedagog i Mjekësisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë shkuan në vendin ku u gjet trupi i pajetë, ndërsa prokurorët në Halle-Vilvoorde nisën hetimet, të urdhëruar nga gjykata. Hetimet u fokusuan kryesisht në identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së tij.

Si u identifikua viktima

Xhuliano ishte një shtetas shqiptar, por nuk specifikohet nëse është shtetas i Republikës së Shqipërisë apo i ndonjë vendi jashtë kufijve. Identifikimi i trupit të pajetë u mundësua nga një tatuazh.

Ajo që dihet është fakti se, 22-vjeçari ka vite që jeton në Belgjikë, të paktën që kur ishte 18 vjeç, pasi policia vendase e kishte thirrur për një ngjarje, për të cilën madje ai u dënua.

Bëhej fjalë për një sherr me shokun e tij, të cilin e kishte rrahur me shkop futbolli.

Për këtë ngjarje, ai u dënua fillimisht me 30 muaj burg, por më pas gjykata vendosi dënimin me shërbim prove për të.

Ndërkaq, me ta kaluar këtë ngjarje ai mesa duket kishte vendosur të ndiqte studimet e larta dhe këtë vit ishte regjistruar në vitin e parë të Universitetit Libre, në Bruksel, ku studionte për Drejtësi.

Por policia belge e kishte arrestuar në vitin 2014, pasi kishte rënë në gjurmët e një grupi kriminal, që trafikonte kanabis. Prokuroria nuk arriti të gjente prova, ndaj e la të lirë. /shekulli/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *